
Roma fiton me vuajtje ndaj Veronës
19 shkurt 2023
| 22:50
Ka përfunduar ndeshja e mbrëmjes së sotme, në Serie A, me “kryeqytetasit” e Romës, që kanë arritur të triumfojnë në “Stadio Olimpico”, me rezultatin minimal 1 me 0, ndaj Veronas.
Për “verdhekuqtë” e Jose Mourinhos mjaftoi vetëm 1 gol në pjesën e parë i shënuar nga norvegjezi Ola Solbakken, në minutën e 45’-të, për të “hipotekuar” kështu një fitore shumë të vyer në Serie A.
Me këtë triumf Roma arriti në kuotën e 44 pikëve dhe pozicionohet në vendin e 3-të pas Interit, por tashmë fokusi i teknikut portugez është UEFA Europa League, me “verdhekuqtë” që presin në Itali, austriakët e Salzburg, të enjten mbrëma.