Roma fundos Barçën për gjysmëfinalen e “Championsit”
10 prill 2018
| 22:40
Roma ka shkaktuar befasi në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Barcelonën në çerekfinale.
Romakët në ndeshjen e parë u mposhtën 4 me 1 ndërsa sonte mposhtën spanjollët me rezultat 3 me 0 për të siguruar pjesëmarrjen në gjysmëfinale të kësaj gare evropiane.
Edin Xheko nisi serinë e golave në minutën e gjashtë, derisa Daniele De Rossi rriti shpresat e romakëve për kualifikim kur realizoi nga penaltia në minutën e 58.
Heroi i italianëve ishte mbrojtësi grek Kostas Manolas, i cili realizoi golin e tretë dhe vendimtarin në këtë takim.