
Roma ‘harron’ shijen e fitores
13 nëntor 2022
| 17:09
Roma nuk u kthye dot te rezultatet pozitive, teksa sot në Olimpico barazoi 1-1 me Torinon.Miqtë torinez morën epërsinë pas 55 minutash lojë me Linettyn, pas asistimit të Singos.
Ekipi i Mourinhos fitoi penallti në shtesë por Belotti e ekzekutoi keq. Gabimin e sulmuesit italian e shleu Matiq që vendosi përfundimisht ekuilibrat në këtë takim.
Në këtë sfidë, Marash Kumbulla sërish qëndroi në stol për 90 minuta, tekniku portugez sa vjen e preferon akoma më shumë zgjedhje të tjera në prapavijë.