Roma i kthehet fitoreve në Seria A

23 shtator 2021 | 22:45

Roma e Jose Mourinhos është rikthyer te fitorja pas humbjes ndaj Veronas. Kryeqytetasit kanë mposhtur minimalisht skuadrën e Udineses.

Rastet nuk munguan për të dyja skuadrat, me Romën që tentoi më shumë kuadratin, por nuk ia doli të shënonte më shumë se një gol.

“Special One” duket se ka qëlluar në shenjë me transferimin e kësaj vere nga Chelsea, Tomy Abraham. Sulmuesi ka arritur t’i bëjë të gjithë për vete me paraqitje fantastike duke bërë që Dzeko të harrohet shpejt.

Ishte pikërisht 23 vjeçari shënoi golin e vetëm në minutën e 36’ të takimit.

Pjesa e dytë nuk solli asgjë tjetër përvecse një kartoni të kuq të kapitenit të Romës, Lorenzo Pellegrini në minutën  90’.

Me këtë fitore Roma poziconohet në vendin 4 me 12 pikë, pra në zonën Champions, ndërsa Udinese në vendin e 10 me 7 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka nisur bisedimet me menaxherët…