Roma ia dedikon finale Kumbullës
Jose Mourinho, “perandori” i ri romak, vë në jetë një tjetër mrekulli. Pas vetëm një viti “speciali” dërgon kryeqytetasit në një tjetër finale, akoma më të madhe, në finalen e Europa League. Portugezi “parkoi autobusin” përpara portierit Rui Patricio duke “fluturuar” në finalen e Budapestit me stilin e tij unik, me një mbrojtje të hekur dhe pa goditur asnjë herë kuadratin. Këto janë shifra të vështira për tu besuar, por në Leverkusen, në sfidën e kthimit kundër Bayern, Roma e tij krijoi vetëm një rast për gol, por nuk goditi asnjë herë në portë, por i falen fitores minimale 1-0 në sfidën e parë.
Bayern Leverkusen ushtoi presion nga minuta e parë deri tek e fundit, krijuan 23 raste për gol dhe goditën 6 herë kuadratin, goditën shtyllën, por në asnjë moment nuk arritën të gjenin prekje fituese duke bërë që ndeshja e kthimit të mbyllej në barazim pa gola. Në fund kjo pak rëndësi për Mourinho, pasi kjo është hera e 6-të që shkon në një finale evropiane, vetëm Giovanni Trapattoni ka bërë më mirë me 7 finale.
Kapiteni Pellegrini ja dedikoi këtë sukses Marash Kumbullës, i cili ka mbyllur sezonin, ndërsa Mourinho personave të prekur nga përmbytjet në Itali: “Në Romë është një moment feste, por të mos harrojmë vuajtjet e njerëzve në Emilia Romagna. Shqetësimi im nuk është të jem pjesë e historisë së Romës, por të ndihmoj këta djem të rritën, të arrijnë gjëra të rëndësishme. Dua të ndihmoj tifozët roman të cilët më kanë dhënë shumë që nga dita e parë. Është një gëzim i madh të arrijmë në një tjetër finale”, u shpreh Mourinho.