Roma kërkon mbrojtësin e Kosovës
05 janar 2022
| 11:00
Skuadra e Romës ka shfaqur interesim për mbrojtësin e Përfaqësues së Kosovës, Mërgim Vojvoda, i cili aktualisht mbron ngjyrat e klubit tjetër italian, Torino.
Sipas medieve italiane, kërkesë e trajnerit Jose Mourinho është transferimi i mbrojtësit “dardan” në afatin kalimtar të verës.
Vojvoda ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme në karrierën e tij, pasi për pak vite ka arritur të jetë pjesë e një skuadre të madhe evropiane. Ai për Kosovën është paraqitur në 41 ndeshje dhe ka shënuar një gol.