Roma kompleton transferimin e Cristantes

28 shkurt 2019 | 14:01

Roma ka arritur ta kompletojë transferimin e Bryan Cristante nga Atalanta.

Skuadra italiane ka njoftuar se e ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e lojtarit që ishte i huazuar nga rivali i tyre në ligë.

“Kushtet për kontratën e re janë arritur”, ka shkruar Roma në faqen e tyre zyrtare. Skuadra italiane kishte paguar 5 milionë euro për huazimin e tij, ndërsa e ka kompletuar transferimin permanente për 15 milionë të tjerë.

Cristante do të qëndrojë te Roma deri në vitin 2024, gjersa do të fitojë 1.4 milionë euro në sezon.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëkryesuesi i delegacionit shtetëror, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj njoftimit…