Roma kualifikohet në çerekfinale të Kupës
16 janar 2020
| 23:16
Roma ka kaluar pa ndonjë problem të madh në çerekfinale të Kupës së Italisë.
Skuadra e Fonsecas mposhti 0:2 Parman, ku shqiptari Kastriot Dermaku luajti minuta të plota për vendasit.
Lorenzo Pellegrini (49’ 76’) me dy gola, një nga penalltia, i siguroi ekipit të tij kalimin në fazën tjetër. Në çerekfinale, Roma do të përballet me Juventusin.