Roma largon trajnerin Juriq
10 nëntor 2024
| 18:00
Roma ka larguar nga pankina trajnerin Ivan Juriq. Zyrtarizimi ka ardhur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Juriq ka drejtuar skuadrën në 12 ndeshje, me ekipin që mori mesatarisht 1.25 pikë për çdo takim. Vendimi për shkarkimin e tij, erdhi pas humbjes ndaj Bolognas.
“Ne duam të falënderojmë Ivan Juric për punën e tij të palodhur. I urojmë gjithë të mirat për të ardhmen e tij”, shkruan klubi.