
Roma, Manchster United dhe Porto bëjnë detyrën në Ligën e Evropës
19 shtator 2019
| 23:12
U luajtën në mbrëmje 12 takimet e javës së parë të fazës së grupeve në Ligën e Evropës, teksa nuk munguar rezultatet surprizë.
Spikati triumfi i austriakëve të Wolfsberger me rezultatin e thellë 0-4 ndaj gjermanëve të Borussia Monchenglabach, kjo ishte padyshim edhe surpriza më e madhe e mbrëmjes.
Vlen për t’u përmendur se skuadrat me emër në këtë kompeticion si Roma, Porto dhe Manchester United, që janë edhe favoritet për fitimin e trofeut, kanë bërë detyrën në shtëpi duke siguruar 3 pikët e para në grup.