Roma mposhti Chievon, merr vendin e katërt
Roma ka marrë një fitore bindëse 3-0 në fushën e Chievos mbrëmjen e sotme.
Verdhekuqtë duket se e kanë harruar humbjen 7-1 të pësuar kundër Fiorentina-s në Kupën e Italisë 30 janarin e kaluar dhe janë kthyer te suksesi në kampionat pas dybarazimeve të njëpasnjëshme të marra kundër Atalantas dhe Milanit.
Verdhekuqtë kanë siguruar rezultatin në 18 minutat e para të takimit, duke gjetur golin dy herë me El Shaarawy (9′) dhe Dzeko (18′). Në pjesën e dytë ka qenë Kolarov që ka fiksuar shifrat në 3-0.
Këto tri pikë e kanë ndihmuar Roma-n të ngjitet përkohësisht në vendin e katërt të renditjes, duke parakaluar Atalantan, Milanin dhe Lazion. Dy të parat kanë një ndeshje më pak se verdhekuqtë, ndërsa lacialët kanë luajtur dhe fituar 1-0 të enjten në shtëpi kundër Empolit.