Roma mposhti Clujin
26 nëntor 2020
| 23:03
AS Roma ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Clujit në kuadër të Ligës së Evropës.
Skuadra italiane shënoi fitore prej 2 me 0. Debeljuh ishte ai që i dha epërsinë Romës duke shënuar autogol në minutën e 49 të ndeshjes.
Kurse golin e dytë e shënoi Veretout në minutën e 67 nga penaltia. Roma është në vendin e parë në Grupin A me dhjetë pikë, derisa pasohet nga Young Boysi me shtatë pikë, kurse Cluji në vendin e tretë ka katër pikë, e CSKA Sofia ka një pikë në vendin e fundit.