Roma mposhti Leccen

09 tetor 2022 | 22:58

Roma ka regjistruar edhe fitoren e dytë radhazi në Serie A. Pas fitores ndaj Interit javën e kaluar, skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho sonte mposhti Leccen, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë.

Ndeshja e zhvilluar në “Olimpico” përfundoi me rezultatin 2:1. Chris Smalling (6’) dhe Paulo Dybala (48’ – nga penalltia) shënuan në fitoren e romakëve.

Gabriel Strefezza (39’) shënoi golin e vetëm për mysafirët, të cilët luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 22-të, pasi me karton të kuq u përjashtua Morten Hjulmand.

Roma pas kësaj fitore ka 19 pikë dhe renditet e pesta në tabelë, kurse Lecce me 7 pikë ndodhet në pozitën e 16-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi ka triumfuar në Superkupën e Kosovës, duke mundur në…