Roma mund t’ia marrë trajnerin Shqipërisë
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, besohet se mund të emërohet në pozitën e trajnerit të Romës, nëse drejtuesit e klubit italian marrin vendim për ta shkarkuar Eusebio Di Francescon.
E përditshmja italiane, “Il Messagero”, raporton se Panucci mund të kthehet në Romë, ku kishte luajtur gjatë karrierës së tij si futbollist, pasi që e ardhmja e Di Francescos me verdhekuqtë nuk është e sigurt,. Di Francesco rrezikon ta humbasë punën e tij nëse nuk arrin ta fitojë ndeshjes e së dielës, kundër Milanit, pas disfatës turpëruese me rezultat 7-1 kundër Fiorentinës. Panucci mund të emërohet në këtë pozitë pasi që ai është një figurë e njohur për tifozët e Romës, për të cilët kishte luajtur në më shumë se 300 ndeshje gjatëve viteve 2001-2009, kur e kishte fituar dy herë titullin e Kupës së Italisë.
Problemi në këtë pikë për Panuccin është kontrata që ai ka me Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila skadon në nëntor të vitit 2019, kur mbyllet edhe faza kualifikuese e Evropianit të 2020.