Roma ndalon përdorimin e automjeteve me naftë

15 janar 2020 | 11:45

Kryeqyteti i Italisë, Roma, ka marr vendim të martën për të ndaluar përdorimin e automjeteve me naftë në rrugët e qytetit si përpjekje për të luftuar ndotjen e ajrit. Një periudhë e zgjatur e motit me diell pa reshje shiu ka shkaktuar “smog” në të gjithë vendin.

Autoritetet lokale kanë deklaruar se ky vendim do të prek rreth 1 milion automjete ndërsa kompanitë e naftës kanë reaguar keq ndaj këtij vendimi. “Ky duket të jetë një vendim plotësisht i pajustifikuar nga pikëpamja shkencore, i cili nuk ofron asnjë avantazh mjedisor dhe për këtë arsye penalizon në mënyrë të panevojshme qytetarët”, kanë vlerësuar kompanitë e naftës.

Për këtë vendim kanë reaguar dhe grupet ambjentaliste të cilët e kanë vlerësuar si shumë të vonë, vetëm pas 10 ditëve me ajër shumë të ndotur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë dhe njeriu që…