Roma në kërkim të trajnerit të njohur gjerman
20 mars 2021
| 15:44
Roma e konsideron trajnerin e Leipzigut, Julian Nageslmann, si njërin prej kandidatëve kryesorë për ta zëvendësuar Paulo Fonsecan, shkruan “La Repubblica”.
Gazeta italiane njofton se familja Friedkin, menaxheri i përgjithshëm Tiago Pinto dhe këshilltari Charles Gould, po punojnë që ta sjellin atë në krye të ekipit, nëse Fonseca dështon ta sigurojë vendin që dërgon në Ligën e Kampionëve sivjet.
Edhe pse Roma e ka siguruar çerekfinalen në Ligën e Evropës dhe është ekipi i vetëm nga Italia në një garë evropiane, puna e Fonsecas te Roma nuk është e sigurt.
Nagelsmann është ende 33-vjeçar dhe ka kontratë me Leipzigun deri në vitin 2023. Ai pati statistika mbresëlënëse me Hoffenheimin, ndërsa Leipzigut iu bashkua në vitin 2019.