Roma nis bisedimet për transferimin e Hysajt

03 nëntor 2019 | 17:23

Roma dhe Napoli kanë filluar bisedimet për transferimin e mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj në “Olimpico”.

Roma është duke u interesuar për Hysajn, pasi po ka probleme në krahun e djathtë të mbrojtjes. Në anën tjetër Hysaj nuk po ka hapësira te Napoli i Carlo Ancelottit dhe ka kërkuar largimin. Por problemi më i madh mbetet te çmimi i tij, pasi Roma nuk është gati të ofrojë më shumë se 12 milionë euro.

Ndërkohë Napoli nuk zbret nga kërkesat e saj që kërkon 20 milionë euro për shkodranin.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Verona e shqiptarëve Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla ka fituar…