Roma nuk e shkarkon Mourinhon

05 dhjetor 2023 | 13:10

Jose Mourinho rrezikonte shkarkimin përpara disa javësh nga Roma, me klubin që nuk dukej i kënaqur nga rezultatet e fundit.

Por fitoret e njëpasnjëshme dhe futja në garë për një vend në Ligën e Kampionëve duket se kanë bërë që verdhekuqtë të ndryshojnë mendje. Në Itali janë të sigurt se Roma do t’ia besojë stolin 60-vjeçarit deri në fund të sezonit, atëherë kur përfundon dhe kontrata e tij.

Më pas do të shihet vazhdimësia në rezultate dhe dëshira e portugezit nëse do të vazhdojë me kryeqytetasit ose jo, edhe pse kjo gjë duket pak e vështirë të ndodhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Enver Hasani Këto shënime në margjinat e Statutit që…