Roma nuk ia kthen Dzekos shiritin e kapitenit
11 shkurt 2021
| 16:34
Lorenzo Pellegrini mbetet kapiten i Romës. Drejtuesit e klubit bardhekuq nuk bëjnë prapakthehu sa i përket vendimit për t’i hequr shiritin Edin Dzekos, pas konfliktit të sulmuesit boshnjak me trajnerin Fonseca.
Pavarësisht se Dzeko vazhdon normalisht stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës, kur të zbresë në fushë në ndeshjet zyrtare nuk do ta ketë më rolin e liderit, të atij që gëzon respektin maksimal nga futbollistët e tjerë apo dhe nga klubi.
Sikurse njofton “Corriere dello Sport”, zyrat në Trigoria kanë vendosur të mos e ndryshojnë qëndrimin e tyre pas krisjes së marrëdhënieve mes Dzekos dhe Fonsecas.