Roma nuk po arrin marrëveshje për Smallingin

28 korrik 2020 | 13:11

Roma ende nuk po arrin të gjejë një zgjidhje të përshtatshme për transferimin e Chris Smalling nga Manchester Unitedi, duke qenë se klubi anglez nuk dëshiron ta negociojë çmimin.

Qendërmbrojtësi anglez dëshiron të qëndrojë më gjatë në Stadio Olimpico, mirëpo Djajtë e Kuq nuk po heqin dorë nga qëndrimi i tyre.

Giallorossët duhet të paguajnë 20 milionë euro, në mënyrë që 30-vjeçari të bëhet lojtar i tyre.

Sipas Calciomercato.com, Roma është përpjekur që t’ia zgjatë huazimin Smallingut këtë verë dhe për sezonin e ardhshëm, me një obligim blerjeje prej 18 milionë eurosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur rreth…