Roma përfundimisht heq dorë nga Xhaka

20 qershor 2022 | 16:31

AS Roma raportohet se ka hequr dorë nga transferimi i Granit Xhakës. Futbollisti nga Kosova që nga viti i kaluar është i lidhur me një kalim në “Olimpico”, por një lëvizje të tillë duket se po shkon drejt dështimit.

Sipas “Il Tempo”, bisedimet janë ndaluar pasi Roma nuk është pajtuar me çmimin e kërkuar nga Arsenali për shitjen e Xhakës.

“Topçinjtë” thuhet se po refuzojnë ta shesin reprezentuesin e Zvicrës për shumën nën 20 milionë euro dhe një numër i klubeve të tjera tashmë po ndjekin nga afër zhvillimet. 29-vjeçari ishte sërish i rregullt në formacionin e Arsenalit në sezonin e fundit, por ai nuk mendohet të jetë në planet e trajnerit Mikel Arteta për të ardhmen. Granit Xhaka me londinezët ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Henri Mance /“Financial Times” Kur Mikhail Khodorkovsky ishte një…