Roma përmbysi Ajaxin, Unitedi mposhti Granadën
Roma hedh një hap drejt kualifikimit, pasi ka fituar me përmbysje 2-1, çerekfinalen e parë kundër Ajaxit në Holandë. Klaasen zhbllokoi shifrat në minutën e 39-të, ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë Dusan Tadic nuk arriti që të mposhtë Pau Lopez nga pika e bardhë.
4 minuta më pas Lorenzo Pellegrini do të barazonte shifrat. Roma mori zemër nga ky gol, teksa tri minuta nga fundi Roger Ibanez shënoi golin e përmbysjes që i jep një fitore shumë të rëndësishme për të siguruar një biletë për në gjysmëfinale.
Manchester United mori një fitore të pastër 2-0 në transfertën ndaj Granadës, duke hedhur një hap drejt gjysmëfinales. Golin e parë e shënoi Marcus Rashford në minutën e 31-të. Në fundin e ndeshjes Bruno Fernandes kthehu në gol një penallti. Arsenali nuk shkoi më shumë se një barazim ndaj Slavias së Pragës.
Villareal ndërkohë triumfoi 1-0 kundër Dinamo Zagreb, me golin e Gerard Morenos nga pika e bardhë.