Roma pëson në sfidën e parë ndaj Shakhtarit

21 shkurt 2018 | 23:10

Roma nuk ka arritur të mbajë epërsinë e krijuar në sfidën e parë ndaj Shakhtar Donetskut në 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Skuadra italiane e nisi më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 41 përmes turkut, Cengiz Under, transmeton Koha.net.

Megjithatë në pjesën e dytë vendasit përmbysën gjithçka, duke fituar takimin me rezultat 2-1.

Ishin Ferreyra e Fred që shënuan për fitoren e Shakhtarit në këtë përballje.

Përkundër humbjes Roma do të ketë mundësi që më 13 mars të “hakmerret” për këtë humbje në Itali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester Unitedi rikthehet në Angli me barazim pa gola nga…