
Roma planifikon rikthimin e Kumbullës
16 prill 2025
| 16:40
AS Roma po planifikon të bëjë ndryshime në afatin kalimtar të verës sa i përket repartit të mbrojtjes. “Corriere dello Sport” raporton se Mats Hummels dhe Mario Hermoso pritet të largohen dhe priten dy afrime të reja.
Një prej tyre besohet të jetë Marash Kumbulla. Mbrojtësi shqiptar, i huazuar te Espanyoli, ka zhvilluar një sezon mjaft pozitiv në La Liga dhe do të rikthehet në Trigoria në fund të huazimit. Aty do të vendoset edhe për të ardhmen e mbrojtësit kuqezi.