Roma prezanton edhe Sanchesin

16 gusht 2023 | 14:13

AS Roma ka bërë zyrtare sot dy transferime, ku pas Leandro Paredes edhe Renato Sanches i bashkohet skuadrës së Jose Mourinhos.

Roma e ka bërë zyrtare transferimin e Renato Sanches nga Paris Saint-Germain, në një marrëveshje huazimi me obligimin për ta bërë transferimin permanent nëse disa kushte arrihen.

Mesfushori 25-vjeçar ishte pjesë e Kombëtares së Portugalisë që fitoi trofeun e Evropianit në vitin 2016, duke u bërë titullari më i ri në historinë e Euros dhe golashënuesi më i ri i të gjitha kohërave në fazën eliminatore.

Sanches ka luajtur për Benficën, Bayern Munchen, Swansean dhe Lille.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia po qëndron në Republikën Çeke…