Roma rikthen Tottin
20 maj 2019
| 16:55
Largimi i Daniele De Rossit ka sjellë acarimin e tifozëve të Romës. Ofendimet për presidentin Palota nuk kanë fund, ndërsa atmosfera është shumë e keqe.
Për të qetësuar sadopak revoltën e tyre, kreu i klubit ka marrë një vendim. Ai ka zgjedhur Francesco Tottin si drejtorin e ri teknik. Post i rëndësishëm për legjendën verdhekuqe, i cili do të jetë ura lidhëse e klubit me trajnerin dhe do të ketë ndikim në vendimmarrje dhe transferime.
Nga ana tjetër është edhe trajneri. Kandidat kryesor mbetet Gasperini, por Atalanta është me një këmbë në Ligën e Kampionëve dhe ai mund të qëndrojë në Bergamo. Roma ka gati dy alternativa të tjera: Mauricio Sarrin dhe Marselo Bielsën.