Roma shkarkon Mourinhon
AS Roma e ka shkarkuar trajnerin portugez, Jose Mourinho. Rezultatet e dobëta i kanë kushtuar “The Special One” postin e trajnerit të klubit kryeqytetas.
Klubi italian e ka falënderuar trajnerin portugez për kontributin e dhënë në skuadër, derisa ka vlerësuar se ndryshimi ishte i domosdoshëm.
“AS Roma njofton se Jose Mourinho dhe bashkëpunëtorët e tij teknikë do të largohen nga klubi me efekt të menjëhershëm. Mourinho u shpall si trajneri i gjashtëdhjetë në historinë e Romës në maj të vitit 2021. Ai e drejtoi skuadrën drejt triumfit të Ligën e Konferencës në Tiranë më 25 maj 2022 dhe në finalen e Ligës së Evropës në Budapest sezonin e kaluar. Falënderojmë Jose Mourinho në emër të të gjithë Romës për pasionin dhe përkushtimin që ka treguar që nga ardhja e tij në kryeqytet. Ne gjithmonë do të kemi kujtime të shkëlqyera nga administrimi i tij, por ne besojmë se, në interesin më të mirë të klubit, ndryshim i menjëhershëm është i nevojshëm. I urojmë Joses dhe bashkëpunëtorëve të tij më të mirën për të ardhmen”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Romës.