
Roma shokon Interin në ‘Giuseppe Meazza’
Roma ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Interi me rezultat 0-1.
Ndeshja filloi me një iniciativë të lehtë të skuadrës vendase që krijuan disa raste të mira shënimi.
Megjithatë të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët në minutën e 22-të.
Eldor Shomurudov asistoi te Matias Soule i cili realizoi gol të bukur për 0-1.
Me epërsinë minimale të Romës 0-1 u mbyllën 45 minutat e para të ndeshjes.
Edhe në pjesën e dytë ishin vendasit që krijuan më shumë raste shënimi duke kërkuar golin e barazimit.
Megjithatë deri në fund gola nuk pati dhe Roma arkëtoi tre pikë të arta në luftën për një vend në Ligën e Kampionëve.
Inter bën hap fals dhe tani ka 71 pikë sa edhe Napoli në krye që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në ndeshjen e ardhshme Interi luan sërish në shtëpi, teksa pret Veronën, ndërsa Roma luan para adhuruesve të vet ndaj Fiorentinës.