Roma siguron çerekfinalen në Kupën e Italisë
03 janar 2024
| 23:07
Roma fitoi me përmbysje me rezultatin 2-1 ndaj Cremonese-s, duke siguruar fazën çerekfinale të Kupës së Italisë, ku e pret Lazio.
Skuadra e Mourinho-s nuk e nisi mirë këtë takim, me miqtë që zhbllokuan sfidën në minutën e 37’ me Tsadjout dhe me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 0-1.
Roma mundi të reagonte në minutën e 77’, me Lukaku-n që barazoi për “verdhekuqtë”, teksa Dybala përmbysi rezultatin në minutën e 85’, me golin e realizuar nga pika e bardhë e penalltisë.
Në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1, me fazën çerekfinale të Kupës së Italisë që sjell derbin e kryeqytetit italian Lazio-Roma, teksa Cremonese e mbyll këtë rrugëtim, duke u eliminuar në raundin e 1/8-ave.