
Roma synon Gasperinin ose Wengerin
10 maj 2019
| 12:23
Edhe pse në krye të skuadrës kanë një strateg si Claudio Ranieri, drejtuesit e Romës vazhdojnë të kërkojnë një trajner të ri për sezonin e ardhshëm.
67-vjeçari e mori drejtimin e verdhekuqve më 8 mars të këtij viti, pas shkarkimit të Di Francescos, por do të qëndrojë në krye të ekipit deri në fund të sezonit.
Dy alternativat për stolin e kryeqytetasve janë Gian Piero Gasperini, që aktualisht drejton skuadrën e Atalantës dhe Arsene Wenger, i cili nuk drejton një ekip që pas largimit nga Arsenali, skuadër ku qëndroi për 22 vjet.