Roma synon përmbysjen kundër Liverpoolit

02 maj 2018 | 13:44

AS Roma është gati ta bëjë befasinë e dytë në Ligën e Kampionëve, duke e eliminuar Liverpoolin nga kjo garë, ashtu sikurse e eliminoi edhe Barcelonën në çerekfinale.

Ndeshjen e parë Liverpooli e fitoi me rezultat 5-2 në “Anfield”. Futbollistët e drejtuar nga Jurgen Kloppi tregun një shfaqje të madhe në ndeshjen e parë duke krijuar epërsinë 5-0, por Roma mbajti gjallë shpresat për kualifikim duke shënuar dy gola në Angli. Ekipi italian ka treguar se në “Stadio Olimpico” mund të bëjë mrekulli, pasi e ka mposhtur Barcelonën me rezultat 3-0 dhe arritur kualifikimin. Roma në këtë edicion si vendës e ka mposhtur edhe Shakhtar Donetskin dhe Chelsean. Aktualisht Roma zë vendin e tretë në Serinë A me pikë të barabarta me skuadrën e Lazios.

Liverpooli është afër ta sigurojë finalen e madhe pas njëmbëdhjetë vjetëve ku e kishte mposhtur Milanin në finale. Skuadra angleze në dy ndeshjet e fundit në Premierë Ligë ka luajtur baras ndaj West Bromwich Albion (2-2) dhe ndaj Stoke Cityt (0-0), por kjo skuadër në këtë edicion ka treguar paraqitje të mëdha në Ligën e Kampionëve, kurse edhe rezultati 5-2 mund t’i japë një komoditet më të madh sonte në përballjen ndaj Romës. Diego Perotti pritet të mungojë, kurse Kevin Strootmani është në dyshim.  Dzeko pritet të luajë nga fillimi sikurse edhe Manolas, Under dhe Florenzi. Në sulm për mysafirët pritet të luajë treshja Mane-Firmino-Salah, kurse në vend të Oxlade-Chamberlain në mesfushë do të luajë Georgianio Wijnaldum së bashku me Milnerin dhe Hendersonin.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas emërimit ditë më parë nga ana e Qeverisë së…