Roma triumfon në derbi ndaj Napolit
02 nëntor 2019
| 17:07
Roma ka mposhtur Napolin 2 me 1 për të dalë në pozitën e tretë në tabelën e Serisë A.
Nicolo Zaniolo dhe Jordan Veretout realizuan golat për fitoren e Romës në xhiron e 11-të. Te Napoli shënoi Arkadiusz Milik.
Në tabelë, Roma ka 22 pikë në pozitën e tretë. Juve e Interi prijnë me 26, përkatësisht 25 pikë. Napoli ka vetëm 18 në pozitën e shtatë.