Roma vendos gjoba të larta për hedhje në rrugë të maskave të përdorura
Kryetarja e Bashkisë së Romës, Virginia Raggi ka firmosur urdhëresën për gjobitjen deri me 500 euro të çdo qytetari që hedh në rrugë doreza e maska të përdorura.
“Operatorët ekologjik, kanë sinjalizuar shtimin në rrugë , në trotuare, në parqe e kudo të maskerave e dorëzave të përdorura të hedhura nga njerëz jo civilë”, ka deklaruar ajo.
“Është një sjellje e turpshme”, është shprehur ajo prandaj “kemi vendosur gjobitjen e kripur nga 25 euro deri në 500 euro për këdo që kryen një gjest të tillë.”
Prej datës 4 maj kur nisi faza e dytë e bashkëjetesës me virusin në territorin e Bashkisë së Romës është konstatuar një shtim preokupues i instrumenteve një përdorimëshe për mbrojtjen personale të hedhura kudo.
Këto mbetje që garantojnë mbrojtjen shëndetësore personale, sipas normativës rajonale e komunale, duhet të hidhen në vendet e caktuara për mbetjet e diferencuara.
Pak ditë më parë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë publik një protokoll të caktuar për hedhjen e tyre në vendet e frekuentuara nga shumë persona, pra në qendrat e punës.
Objektet e mbrojtjes personale duhet të hidhen në kontejner të caktuar e larg ambientëve të përbashkëta si shkallë, korridore ashensorë etj. Kontejnerët duhet te jenë të një materiali që pengon zhvillimin e lëshimin në ajër të mikroorganizmave. Operatorët ekologjikë që tërheqin mbeturinat duhet të hedhin në to disinfektues higjenizues para mbylljes së thasëve.
/Ora News.tv/