Roma vendos ta blejë kartonin e Mayoralit
26 shkurt 2021
| 11:47
Borja Mayoral është përshtatur me skemat e Fonsecës dhe ndihet mjaft mirë te Roma me këtë të fundit që po mendon ta blejë përfundimisht kartonin e sulmuesit.
23-vjeçari u huazua nga Real Madridi për dy sezone dhe pas sezonit të parë ekziston klauzola që Roma mund ta blejë për 15 milionë euro lojtarin spanjoll.
10 gola e 6 asistime në 27 ndeshje që në vitin e parë në Serinë A nuk janë pak për Mayoral i cili ka edhe besimin e Fonsecës dhe prej këtij të fundit varet gjithçka pasi qëndrimi i trajnerit do të konfirmonte edhe blerjen përfundimtare nga Reali.