Romagnoli e ka humbur vendin te Milani, dëshiron kalimin në Lazio

07 shtator 2021 | 11:18

Alessio Romagnoli ka humbur rëndësinë në ekipin e Milanit, pasi Tomori e Kjaer i kanë marrë vendin e titullarit. Mbrojtësi e ka kuptuar që koha e tij te “kuqezinjtë” ka mbaruar dhe është duke i bërë presion bordit që të largohet gjatë merkatos dimërore.

Sipas mediave lokale, qendërmbrojtësi dëshiron të transferohet te Lazio e Maurizzio Sarrit.

Pavarësisht se ka luajtur për Romën, ai kurrë nuk e fshehur simpatinë për ekipin lacial që tashmë ka nisur kontaktet me lojtarin për ta transferuar atë në qershor me kosto zero.

Milani i vetëdijshëm për këtë situatë, nuk ndërmend t’i hapë punë Romagnolit duke u shprehur të gatshëm për një operacion me një shumë financiare të konsiderueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka bërë me dije sa ka hapur…