Romanca mes Gigit dhe Zaynit ka përfunduar
06 janar 2019
| 13:27
Ndoshta nuk e kishit vënë re, por Gigi Hadidi dhe Zayn Malik nuk janë parë pranë njëri-tjetrit që prej muajit nëntor. Thashethemet se çifti është ndarë sërish kanë nisur prej pak kohësh.
E gjitha nisi pas mungesës së pranisë së tyre në profilet e rrjeteve sociale të njëri-tjetrit, si dhe nuk janë fotografuar bashkë prej disa muajsh.
Mediat e huaja raportojnë se këngëtari dhe modeluesja mendojnë se qëndrimi larg njëri-tjetrit është gjëja më e mirë që mund të bëjnë për ta shpëtuar marrëdhënien e tyre.