Romani “Eskadronët e vdekjes” në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë
26 janar 2021
| 11:48
Romani “Eskadronët e vdekjes” i autorit Bardhyl Mahmuti tashmë ndodhet në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.
Dorëzimin e romanit e bëri Fatmir Arifi, në emër të Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që është botuese e këtij romani.
Bibliotekës Kombëtare i janë dhënë pesë ekzemplarë.
Kjo është një dhuratë që i është bërë nga botuesi Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”.