Romani “Lëkura e gurit” i Mehmetali Rexhepit
“Lëkura e gurit”, është një roman elitar me një gjuhë të pasur, stil të veçantë filozofik dhe shprehje metaforike. Vet titulli i romanit është një metaforë që paraqet qëndresë përballë sfidave të jetës. Romani “Lëkura e gurit” nuk është një rrëfim i zakonshëm, ashtu siç nuk është i zakonshëm as karakteri idealist i Motit një personazh këmbëngulës dhe me një individualitet të qëndrueshëm përball sfidave dhe sprovave jetësore.
Mendimi i thellë filozofik, i Mehmetali Rexhepit, nuk është aspak i lehtë për t’u kuptuar. Ndaj në disa momente më është dashur të rilexoj fragmente e thënie që paraqisnin një mozaik mendimesh nga jeta e personazheve.
Mund të them se “Lëkura e gurit” është një roman elitar, vështirë i kuptueshëm për lexuesin e rëndomtë.
Sidoqoftë romani shpalosë shpirtin, qëndresën e idealistëve dhe ngjarje me rendësi historike. Mënyra e të rrëfyerit eshët një dëshmi e dëshpërimit të thellë të intelektualit kur “përjashtohet” nga mediokritetet, diletantët dhe injorantët të cilët përpiqen të krijojnë rendin shoqëror në të cilin dashtë e padashtë duhet të gjesh mënyrën për të mbijetuar!
Ismet Rashiti