Romani “Nëna Shegë e pesë gocat” botohet edhe në Esperanto
Lulëzim ETEMAJ
Romani “Nëna Shegë e pesë gocat”, i autorit Adem Demaçi, i botuar në vitin 2009, është përkthyer dhe botuar këto ditë edhe në gjuhën esperanto.
Ashtu si romani i parë i Demaçit, “Gjarpijt e gjakut”, që është romani i parë shqip në Kosovë, edhe ky roman është përkthyer në gjuhën esperanto nga profesor Bardhyl Selimi. Profesor Selimi është mësueses së parë të Bacës Adem, mësueses së famshme Vezire Mezini-Gjuraku, si dhe atdhetarit të shquar Adem Selimi-Gllavica.
Romani “Nëna Shegë e pesë gocat” trajton heroiken shqiptare, psikozën dhe tragjedinë e luftës së fundit në Kosovë për liri dhe pavarësi.
“Nëna Shegë e pesë gocat”, në gjuhën esperanto është redaktuar nga Selatin Novosella, ndërsa është botuar nga Shoqata e ish-të Burgosurve Politikë të Kosovës.