Romano thotë se Jesusi do të prezantohet së shpejti si lojtar i Arsenalit
Gabriel Jesus tashmë mund të konsiderohet si lojtari më i ri i Arsenalit.
Gjithsesi, ndonëse të gjitha çështjet formale kanë përfunduar suksesshëm, lojtari ende nuk është prezantuar me fanellën e “topçinjve”.
Kjo vonesë në zyrtarizimin e lojtarit nga ana e londinezëve ka ngjallur dyshime se mund të jetë hapur ndonjë çështje e paparamenduar që mund ta pengojë kalimin e lojtarit në “Emirates Stadium”.
Gjithsesi, për t’i qetësuar tifozët e ish-kampionëve anglezë mendoi Fabrizio Romano, i cili ka ritheksuar se tashmë lojtari është i Arsenalit.
Arsyet e vonesës janë krejtësisht subjektive dhe kanë të bëjë me planifikimin e klubit se kur do ta bëjë këtë gjë.
Sipas Romanos, edhe kjo çështje pritet të kryhet shpejt, me brazilianin që tashmë i ka kryer testet mjekësore.