Romario kthehet të luajë futboll në moshën 58-vjeçare
Koncepti trajner-lojtar është tashmë i rrënjosur në futbollin modern.
Futbollistët si Wayne Rooney, Ryan Giggs dhe madje edhe vetë Romario, me Vasco da Gaman, kanë ndërthurur rolin e tyre si lojtar me postin e trajnerit.
Megjithatë, “ylli” brazilian sapo ka krijuar një koncept të ri: lojtar-president. Sipas medias braziliane “Globoesporte”, në moshën 58-vjeçare Romario de Souza do të veshë sërish uniformën e futbollistit për të mbrojtur ngjyrat e klubit që ai udhëheq, America de Rio de Janeiro.
Sipas këtij mediumi, kampioni i botës i vitit 1994 do të marrë pagën minimale dhe do t’ia dhurojë vetë klubit. Ish-futbollisti i Barcelonës doli në pension në vitin 2009 dhe mori presidencën e “klubit të zemrës së tij” janarin e kaluar. America RJ është në Serinë D, ekuivalente me divizionin e katërt.