Rona Emërllahu, sportistja e vitit në Ferizaj
23 dhjetor 2018
| 00:43
Komuna e Ferizajt ka shpallur sportistët e vitit për 2018, ku në mesin e më të mirëve është shpallur karateistja, Rona Emërllahu.
Me suksesin e saj është shprehur krenare dhe e lumtur edhe Shkolla “Astrit Bytyçi”, tek e cila shkollë është nxënëse Emërllahu.
“Nxënësja jonë Rona Emërllahu, nx. e dalluar si në shkollë ashtu edhe në fushën e sportit (karatesë)! Rona urime, shëndet dhe shumë suksese edhe në vitet në vazhdim nga drejtori, mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës Astrit Bytyçi. Sportiste e vitit 2018-Ferizaj”, thuhet në urimin e Shkollës.
Rona Emërllahu është karateiste pranë klubit të Karatesë “Sharri’ në Ferizaj.