Ronaldinho i hynë politikës
Ditë të rëndësishme për ish-yllin e futbollit botëror, Ronaldinho, i cili, në prag të ditëlindjes së tij të tridhjetë e tetë, që bie sot, festoi zyrtarisht hyrjen në politikë.
Ronaldinho, në fakt, është bërë anëtar i Partisë Republikane të Brazilit, siç është njoftuar gjatë një ngjarjeje të mbajtur në Drejtorinë Kombëtare në Brasilia. “Unë jam i lumtur që marr pjesë në një projekt për të përmirësuar vendin tonë dhe për të sjellë modernitet, gëzim dhe shëndet për popullin”, ka thënë Ronaldinho, për të cilin erdhi edhe një mesazh i mirëpritur, i regjistruar direkt nga kryetari i partisë: “Anëtarësimi juaj na bën të lumtur dhe të nderuar”.
Nuk është ende e qartë se cili do të jetë roli i Ronaldinhos por, sipas “Estadao”, ish-lojtari i Barcelonës dhe Milanit mund të aplikojë për Senatin e Qarkut Federal. Ronaldinho duket se është në prag të ndjekjes së gjurmëve të Romarios, i cili ishte deputet federal në Rio de Janeiro nga viti 2011 deri në vitin 2015 dhe aktualisht është në Senat.