
Ronaldinho lirohet nga burgu
24 gusht 2020
| 23:30
Ish-futbollisti më i mirë në botë, Ronaldinho, dhe vëllai i tij, Roberto de Assis, janë lënë të lirë nga drejtësia e Paraguait të hënën pasdite.
Të dy kanë qenë në paraburgim për më shumë se pesë muaj, pas hyrjes së tyre në shtetin e Paraguait me dokumente false. Prokurorët në Paraguai nuk kanë gjetur prova që e lidhin Ronaldinhon me veprën e pretenduar.
“Nuk ka asnjë indikacion se vepra e tij ka sjellje kriminale, që do të vinte në rrezik shoqërinë”, tha një nga prokurorët e çështjes. Prokurorët thanë po ashtu se ata besojnë se Ronaldinho nuk ishte në dijeni se pasaportat ishin të falsifikuara