Ronaldinho: Mbappe tashmë është tek ekipi më i mirë në botë

29 dhjetor 2021 | 14:27

Ish-futbollisti i PSG-së dhe Brazilit, Ronaldinho ka folur për klubin parisien PSG-në si dhe ka komentuar situatën e Kylian Mbappes.

Mbappe është lidhur vazhdimisht për një kalim te skuadra e Real Madridit dhe për këtë situate ka folur Ronaldinho i cili beson se do të jetë aty për një kohë të gjatë.

“Të gjithë lojtarët në botë duan të luajnë PSG. Më të mirët në botë janë te PSG. Pra, është klubi më i mirë në botë. Mendoj se [Mbappe] është këtu për një kohë të gjatë. PSG-ja është standardi botëror. Do të ishte fantastike për karrierën e Mbappes të fitonte Ligën e Kampionëve, ai është shumë i ri dhe tashmë ka arritur shumë. Mendoj se atij i mungon Liga e Kampionëve. Do të ishte mirë nëse do ta fitonte me PSG-në. Të gjithë imagjinojnë se kanë një shans për të fituar Ligën e Kampionëve, sepse ata kanë një grup [korrespondues] lojtarësh”, ka thënë Ronaldinho në kanalin e PSG-së në “YouTube”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë një ndeshje miqësore me…