Ronaldo akuzohet për përdhunim, Juventusi zhvlerësohet me 10%
05 tetor 2018
| 20:14
Aksionet e klubit të futbollit të Juventusit ranë sot me 10% në Bursën e Milanos, ndërkohë që rriten problemet për yllin e tij Cristiano Ronaldo, të akuzuar për përdhunim në SHBA.
Aksionet, që ishin rritur ndjeshëm që prej ardhjes së sulmuesit portugez në Torino në korrik, pësuan një rënie prej 9,92% ndërkohë që vetë Bursa e Milanos regjistroi një rënie prej 1,29%.
Policia e Las Vegasit njoftoi të hënën se ka hapur një hetim për akuzat e ngritura nga Kathryn Mayorga, që sot është 34 vjeç, e cila pohon në një padi të ngritur se Ronaldo e ka përdhunuar në qershor 2009. (KP)