Ronaldo: Barcelona nuk është për mua

03 maj 2019 | 17:34

“A keni menduar të pushoni në Barcelonë, pasi ta lini futbollin? Ka një plazh…” Kjo ishte një nga pyetjet më provokuese të “El Pais”, në intervistën që i bëri Cristiano Ronaldos. Përgjigjja e yllit portugez, që tashmë luan me Juventusin, nisi me të qeshura: “Ha, ha, ha … Barcelona nuk është për mua, jo. Unë shkova atje një, ose dy herë dhe kuptova se nuk e pëlqejnë shumë Cristianon. Sidoqoftë, është normale për shkak të rivalitetit, asgjë nuk ndodh”.

Sa iu përket atyre që gjithmonë kërkojnë gjithnjë e më shumë prej tij, si prej Leo Messit, shpjegimi i portugezit është shumë i qartë: “Njerëzit gjithmonë janë të lirë të gjykojnë. Unë nuk jam lodhur kurrë së provuari çdo vit se sa i mirë jam. Të tjerët ndoshta më shohin si një person që nuk mund të ketë probleme, të mos ketë shqetësime, të mos jetë edhe i trishtuar. Nuk mund t’i identifikoni problemet e një personi duke u nisur nga miliardat që ka”.

“Njerëzit gjykojnë kështu: Si mund të jetë i trishtuar Cristiano kur ka miliarda? Duhet t’i mirëkuptoni edhe ata që nuk mendojnë si ju, sepse nuk kanë përjetuar situata të caktuara. Unë e di se ka edhe njerëz si ‘armë gjahu’ te koka ime, duke pritur që Cristiano të gabojë te një penallti, ose të dështojë në një ndeshje vendimtare. Megjithatë, kjo është pjesë e jetës dhe duhet të jem i përgatitur. Në fakt, kam qenë i përgatitur për këso gjëra prej shumë vitesh”, ka deklaruar Ronaldo.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi bashkë…