
Ronaldo befason ish-trajnerin e skuadrës shqiptare
07 prill 2018
| 11:32
Përpara takimit që Sportingu i Lisbonës, luajti ditën e djeshme në qytetin e Madridit për Europa League, ndaj Atleticos, Cristiano Ronaldo i bëri një vizitë të këndshme ekipit të tij të parë.
Ai u takua me të gjithë lojtarët dhe stafin, ku ruan ende miqësi.
Pjesë e ekipit portugez, është edhe Marcio Sampaio, ish-trajner i Partizanit, që tashmë shërben si përgatitës atletik.
“Lojtari më i mirë në botë i jep forcë ekipit” – shkruan Sampaio.