Ronaldo bëhet njeriu i parë që kaloi shifrën prej 400 milionë ndjekësish në Instagram

06 shkurt 2022 | 21:55

Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, është mësuar të thyejë rekorde në fushë, mirëpo ai po vazhdon të thyejë rekorde edhe jashtë saj.

Portugezi, i cili të shtunën (5 shkurt) e ka festuar ditëlindjen e 37-të, ka kaluar shifrën prej 400 milionë ndjekësish në Instagram, duke u bërë personi i parë që e prek këtë numër.

Vetëm në shtator të vitit të kaluar, ylli i Manchester Unitedit kishte 237 milionë ndjekës dhe asokohe u shpall njeriu më i ndjekur në këtë platformë të rrjeteve sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granit Sadriut, më 1 mars i duhet të paraqitet në…