Ronaldo: Çfarë mund të bëj më shumë për fitimin e ‘Topit të Artë’?   

10 qershor 2019 | 15:54

Goli i Guedesh i dha fitoren Portugalisë kundër Holandës në finalen e Ligës së Kombeve. Luzitanët futen në histori si kombëtarja e parë që triumfon në kompeticionin e ri. Festë për të gjithë, sidomos për Cristiano Ronaldon.

Ky ishte trofeu i 30-të në karrierë për yllin e Juventusit. Ronaldo ndihet i lumtur dhe nuk dëshiron të ndalet. 34-vjeçari ka hedhur kandidaturën për fitimin e “Topit të Artë” për vitin 2019.

“Çfarë mund të bëj më shumë për fitimin e ‘Topit të Artë’? Mendoj se asgjë dhe jam i sinqertë në këtë që po them. Nuk jam i fiksuar pas trofeve, gjërat ndodhin natyralisht. Gjithsesi, e pranoj se do të më pëlqente të fitoja ‘Topin e Artë’ sërish”, ka thënë Ronaldo.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Drenicës, Sami Lushtaku,…